Vendosni fjalën kyçe....

Një tjetër kandidat tërhiqet nga gara për kreun e Komunitetit Mysliman


Është tërhequr nga gara për kreun e Komunitetit Mysliman edhe një tjetër kandidat. Bëhet fjalë për Islam Hoxhën, që është myfti i Kukësit dhe kryetar i Këshillit të KMSH-së.

Ai është i dyti kandidat që tërhiqet nga gara, pas asaj të kreut aktual, Skënder Bruçaj, ditën e djeshme.

Në garë kanë mbetur vetëm 3 kandidatë: Ylli Gurra, myfti i Tiranës, Bujar Spahiu, nënkryetar i KMSH-së dhe Gramoz Blliku, myfti i Lushnjës.

Mbledhja për zgjedhjen e kreut të KMSH-së, ka nisur mëngjesin e sotëm te Medreseja e Tiranës. Në fjalën e tij, kreu aktual, Bruçaj, tha se mund të garonte edhe për një mandat tjetër, por u tërhoq “për t’i dhënë mundësi rotacionit dhe për t’u hapur rrugë teologëve të tjerë që kanë mbaruar në universitetet më të mira islame në botë.”

Në votime do marrin pjesë 35 myftinj, 12 anëtarët e kryesisë së Komunitetit Mysliman të Shqipërisë dhe 45 anëtarë nga Shoqëria Civile. Zgjedhjet po monitorohen edhe nga ambasada amerikane.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *