Kryeministri Rama ka anuluar udhëtimin e lajmëruar drejt Shkodrës.
Njoftimi është bërë nga deputetja demokrate e këtij qyteti, Izmira Ulqinaku.
Në njoftimin në faqen e saj në “Facebook”, ajo shkruan se pavarësisht se qyteti ishte blinduar nga policia, sërish kreu i qeverisë vendosi për anulimin e vizitës, duke dërguar ministra e ish-ministra.
“Shkodra në shtetrrethim! Policia kudo sot! Rrugët janë bllokuar, sepse vjen PARIA nga Tirana. Vijnë ministrat e ish ministrat. Vijnë ato që deri tani nuk e dinin nga i bie Shkodra. Vijnë ato të cilët nuk sollën asnjë investim në Shkodër. Edi Rama anulloi viziten në qytetin tonë sepse e dinte pritjen që do i bënim. Solli argatët e tij. Solli kukullat e tij pa zë, pa gojë e pa mend. Shkodra është e djathtë! Shkodranët janë demokratë. Nga Shkodra vjen largimi i Ramës e diktaturës!” – shkruan Ulqinaku.