Në negociatat mes Serbisë dhe Kosovës, nuk bëhet fjalë nëse do ndryshojë kufiri apo jo, por ka të bëjë me njohjen e ndërsjellë mes palëve.
Serbia duhet ta njohë Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran dhe Kosova duhet të bëjë të njëjtën gjë, tha ai në një panel për Evropën Juglindore në Greqi.
Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Matthew Palmer, iu përgjigj pyetjes së moderatorit të panelit, Jovan Kovaçiq, për atë që ishte pozicioni i SHBA-së për bisedimet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Palmer vuri në dukje së pari një keqkuptim të pozitës amerikane.
“SHBA dëshiron të ndihmojë atë që vetë aktorët dëshirojnë të bëjnë. Marrëveshja e Prespës ishte e suksesshme sepse krerët e të dyja palëve e donin atë. Ne duam që kjo të përsëritet në negociatat midis Beogradit dhe Prishtinës nëse Beogradi dhe Prishtina e pranojnë këtë marrëveshje. Nuk ka linja të kuqe, por nuk do të ketë fatura të bardha”, tha Palmer.
Palmer tha gjithashtu se “Kosova duhet të pezullojë taksën ndaj Serbisë sepse ato janë një pengesë për përparimin në negociata”.
Ai kujtoi se Shtetet e Bashkuara e kanë mbështetur Kosovën prej vitesh dhe se tani është e nevojshme që Kosova të “përgjigjet si një partner”.
Shtetet e Bashkuara dëshirojnë të “ndryshojnë kontekstin në të cilin është marrë vendimi” dhe për këtë arsye kërkojnë të hiqet taksa.