Vendosni fjalën kyçe....

“Shefi i policisë së Fierit plagosi kolegun brenda komisariatit, ngjarja u fsheh” – Denoncimi te Berisha


Një oficer policie ka denoncuar një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në komisariatin e policisë në Fier, ku shefi i policisë, Adriatik Mehmetaj, ka plagosur rëndë një efektiv policie por ngjarja është mbajtur e fshehtë nga blutë.

Denoncimi është publikuar nga ish-kryeministri Berisha në faqen e tij në “Facebook” ku efektivi thotë se i plagosuri është detyruar dhe kërcënuar ta fshehë ngjarjen e rëndë dhe po kështu edhe mediat e zhdukën lajmin.

“Narkoshefi i policise se Fierit plagos rende vartesin! Ai fsheh krimin! Lexoni mesazhin e policit dixhital. sb

Pershendetje Doktor, Para tre javesh ne ambjentet e komisariatit te policise Fier, ka ndodhur nje ngjarje rend!

Shefi policise Adriatik Mehmetaj pas nje sherri plagosi rend efektivin e policise apo kolegun e tij. Kjo ngjarje rende u fsheh nga policia e Fierit, duke paraqitur ate si vetplagosje nga ana e policit por, ne fakt ky u detyrua nga shefi I tij te thote se u vetplagos.

Mediat fillimisht e raportuan por cuditerisht me pas e zhdukuken lajmin…te gjithe e dine kete ngjarje por askush nga policet nuk flet sepse ndihen I kercenuar.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *