Vendosni fjalën kyçe....

Situata me ashensorët në Tiranë, 1100 raste bllokimi në 1 vit


Gjatë vitit 2018 janë shënuar 1100 raste të bllokimit të personave në ashensorë, vetëm në qytetin e Tiranës.

Sipas ABC News, zjarrfikësit detyrohen të ndërhyjnë mesatarisht tre herë në ditë për të zhbllokuar njerëzit, të cilët jo rrallë herë preken nga frika dhe paniku.

“Luhatja  e energjisë elektrike, mbingarkesa. Te pazari i ri para gjashtë muajsh kishin hipur pesë persona me çanta në duar”, ka thënë ai.

Ai ka shpjeguar se ka një çelës që shërben për zhbllokimin e ashensorit, por ka raste kur veprohet edhe me forcë.

“Nëse çelësat nuk punojnë, ka dëme materiale por kryesorja është të shpëtohen njerëzit”, është shprehur ai, duke shtuar se kontrolli i ashensorëve, duhet të bëhet të paktën një herë në muaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *