Ka përfunduar në barazim sfida mes Teutës dhe Skënderbeut e zhvilluar në Niko Dovana.
Kanë qenë vendasit të parët që shënuan që në pjesën e parë më Kallakun duke mbyllur 45’ në fitore.
Më fillimin e pjesës së dytë ishin prapë vendasit me Boubacar të cilët dyfishuan rezultatin. Për Skënderbeun shkurtoi diferencat Muzaka më një gol në minutën e 67’.
Kur mendohej se Teuta do rrëmbente një fitore, për korçarët nuk ishte mbyllur akoma loja duke mos u pajtuar me humbjen, Gripshi në minutën e 92’ barazoi shifrat.