Vendosni fjalën kyçe....

Sot zgjidhet kreu i Komunitetit Mysliman, si do votohet dhe cilët janë kandidatët


Sot do vendoset cili do e drejtojë Komunitetin Mysliman të Shqipërisë për 5 vitet e ardhshme.

Pas tërheqjes së kreut aktual, Skënder Bruçaj, në garë për kreun e komunitetit janë Bujar Spahiu, nënkryetar i KMSH-së, Ylli Gurra, myfti i Tiranës, Islam Hoxha, kryetar i këshillit të përgjithshëm të KMSH-së dhe Gramos Blliku, myfti i Lushnjës.

Në votime do marrin pjesë 35 myftinjm 12 anëtarët e kryesisë së Komunitetit Mysliman të Shqipërisë dhe 45 anëtarë nga Shoqëria Civile.

Vota do jetë e fshehtë dhe kreu i institucionit pritet të mësohet brenda ditës së sotme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *