Vendosni fjalën kyçe....

Moment historik për shqiptarët e Tuzit, si po shkon votimi


Kjo e djelë është një ditë historike për shqiptarët që banojnë në Malin e Zi pasi pas 62 vitesh  kjo komunë do të ketë një udhëheqje të pavarur nga kryeqyteti malazez.

Por jo vetëm… për herë të parë në historinë e proceseve të tilla lokale, partitë politike shqiptare dalin të bashkuar në koalicionin “Malësia na Bashkon”.

Mësohet se që prej orës 07:00 të mëngjesit, janë hapur pikat e votimit për ato që mund të quhen zgjedhjet e para vendore që kur qyteza mori statusin e Komunës, pasi më parë ka qenë pjesë e Podgoricës.

Komisioni zgjedhor ka bërë të ditur se deri në ora 10 kanë marrë pjesë vetëm 9.4 % e qytetarëve në zgjedhjet për Komunën e Tuzit.

Qytetarët e Tuzit do të votojnë në 30 vendvotime deri në orën 20:00 të mbrëmjes së sotme.

Në zgjedhje marrin pjesë pesë lista dhe një koalicion dhe kanë të drejtë vote 11,904 qytetarë, e më pas kryetari i Komunës do zgjidhet me shumicë të thjeshtë nga Këshilli Komunal i njohur si Parlamenti i Tuzit, që në total ka 32 anëtarë.

Përfaqësuesit e koalicionit të tre partive politike, Alternativa Shqiptare, Lidhja Demokratike Shqiptare dhe Unioni Demokratik Shqiptar, nënshkruan një Deklaratë mbi koalicionin parazgjedhor “Forumi Shqiptar”, duke mundësuar kandidimin me një listë të vetme.

Në anën tjetër, Partia Demokratike e Socialistëve, e Presidentit Milo Gjukanovic, garon më vete, ndërsa kandidatë kanë paraqitur edhe Partia Socialiste Popullore, Demokratët dhe Social Demokratët.

Partitë shqiptare besojnë se çelësi i bashkimit, do t’i nxjerrë fitimtarë në sfidën për të marrë 17 këshilltarë nga 32 të tillë.

Kryesues i koalicionit shqiptar është Nik Gjeloshaj i cili kandidat përballë Mirza Pepiç të partisë së Milo Gjukanoviç.

“Mendoj që të gjitha ato që janë duke bërë nuk mund ta ndalin këtë proces, që është fitimi i Malësisë dhe fitorja e koalicionit të cilin përfaqësoj unë”, tha Gjeloshaj për mediat pasi votoi edhe vetë.

“Kjo të jetë një ditë feste për Malësinë, sepse i konsiderojmë si historike zgjedhjet e para për Komunën e plotë. Një apel për të gjithë votuesit që të dalin të votojnë, të shfrytëzojnë rastin që të jenë pjesë e këtij vendimi historik”, shtoi ai.

Në një lidhje telefonike me Neës 24, Nik Gjeloshaj, tha se deri tani zgjedhjet janë duket shkuar mirë.

Mirëpo duket se një incident është regjistruar paraprakisht.Një prej shqiptarëve në Tuz, Sead Nikaj, i cili ka udhëtuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të votuar, është ndaluar në aeroport për shkak të bërjes së simbolit të shqiponjës.

“Unë kam ardhur për të votuar, pasi partitë tona u bashkuan pas disa dekadash. Hapin e parë e bënë vendasit. Po kryejmë obligimin që kemi ndaj Tuzit.

Sapo dola nga avioni më shihnin me një sy shumë të keq. Më ndanë në një dhomë. Kur dola, përshëndeta familjarët e mi me një shqiponjë krenare. Policët më thanë këtë bëje në një vend tjetër. Unë këtu se kjo është toka ime. Fitues jemi sepse jemi të bashkuar. Do ta marrim Malësinë në dorë. Situata është e qetë.”, ka treguar shqiptari.

Përpos kësaj, deri më tani situata duket e qetë. /Hashtag.al

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *