Vendosni fjalën kyçe....

Vuçiç i shqetësuar: Prishtina përpjekje për dobësimin e Veriut të Kosovës


Prishtina, duke akuzuar nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radojçiç për përfshirje në vrasjen e kreut të Iniciativës Qytetare, Oliver Ivanoviç, ka patur për qëllim të dobësojë mbrojtjen e veriut të Kosovës dhe të pres momentin e përshtatshëm për të sulmuar serbët, deklaroi sot presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

“Beogradi prej kohësh e ka ditur se Radojçiç nuk ka kurrfarë lidhje me vrasjen e Ivanoviçit”, ka thënë Vuçiç për Radio Televizionin e Sebisë.

Ai theksoi se Radojçiç ishte 500 kilometra nga Mitrovica kur u vra Ivanoviç.

Vuçiç vlerëson se pikërisht presidenti i Kosovës Hashim Thaçi me deklaratën e tij në Tiranë se ai e ka dëbuar Radojçiçin nga Kosova, konfirmoi se rasti kundër tij ishte i montuar.

“Ata deshën të dëbojnë Radojçiçin për të dobësuar mbrojtjen serbe nga veriu i Kosovës, e dinin se Radojçiç është një nga figurat kyçe, deshën ta dëbojnë dhe të presin momentin e volitshëm për të sulmuar serbët në veri”, tha Vuçiç duke shtuar nuk ka fletëarrest të kuq kundër Radojçiçit.

Kujtojmë se Oliver Ivanoviç u vra më 16 janar të vitit të kaluar në Mitrovicë. Për përfshirje në vrasjen e tij, institucionet e Kosovës kanë ngritur 4 aktakuza, një prej të cilave është kundër Radojçiçit. Ky i fundit i iku arrestimit dhe më pas u mor në pyetje në Serbi, pas së cilës u tha se me sukses kishte kaluar poligrafin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *