Vendosni fjalën kyçe....

23 të vdekur nga tornadot në Alabama, shkatërrohen pemë e shtëpi (FOTO/VIDEO)


Të paktën 23 njerëz kanë humbur jetën për shkak të tornadove në Alabama. Sherifi Jay Jones, ka deklaruar se numri i viktimave mund të rritet, por operacioni i shpëtimit duhej të ndalonte deri në agim për shkak të rrezikut të kërkimit në errësirë.

“BBC” shkruan se ende nuk dihet se sa persona janë të plagosur. Autoritetet kanë bllokuar zonën.

Autoritetet ende po punojnë për të identifikuar viktimat dhe të plagosurit.

Mes viktimave bën pjesë edhe një fëmijë vetëm 8-vjeç, në qytetin Beauregard.

“Kurrë nuk kemi pasur një situatë fatale masive si kjo në jetën time”, ka deklaruar mjeku Bill Harris.

Ekipet e shpëtimit ende nuk kanë arritur në disa zona, tha ai, dhe mjekë nga pjesët e tjera të shtetit po vijnë për të ndihmuar.

Tornado ka goditur fuqishëm zonën e Beauregard 100 km në lindje të Montgomery, kryeqyteti i Alamabës. Moti i keq ka përfshirë edhe Gjeorgjian, Floridën dhe Karolinën e e Veriut.

Moti ekstrem fillimisht prishi energjinë elektrike për 21,000 konsumatorë të energjisë nga Gjeorgjia, dhe shkatërroi pemët dhe shtëpitë.

Presidenti amerikan Donald Trump publikoi këtë mesazh në trrjetet sociale: “Ju lutemi jini të kujdesshëm dhe të sigurt”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *