Vendosni fjalën kyçe....

Beteja e portokalleve në Itali, që daton nga mesjeta


Italianët në qytetin verior të Ivreas u argëtuan jo pak gjatë fundjavës në atë që njihet dhe është bërë e famshme si beteja e përvitshme e portokalleve.

Rreth 500 tonë portokallë të ardhura nga Siçilia përdoren në betejë, cdo vit ndërsa banorët i rikthehen një tradite që daton që nga mesjeta. Sipas legjendës, portokallet përfaqësojnë kokën e një tirani djallëzor të shekullit të 12, sundimi shtypës i të cilit në Ivrea e çoi drejt prerjes së kokës.

Por beteja e portokalleve, në vetvete, nisi në vitet 1930 pasi vajzat që shikonin karnavalet e qytetit qëlluan me portokallë mbi parakaluesit për të tërhequr vëmendjen nga djemtë. Pas kësaj, shpërtheu një luftë e vërtetë që sot ka edhe titullin zyrtar.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *