Federata Shqiptare e Futbollit ka kërcënuar me ndërprerje të kamponatit në rast se policia nuk merr përsipër të sigurojë rendin dhe qetësinë në stadiume.
Në konferencën për shtyp, seketari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, ka lëshuar akuza ndaj policisë se bën trajtime seelektiv të klubeve të futbollit.
Nëse situata nuk ndryshon mënjeherë, ka deklaruar Shulku, atëherë FSHF-ja do shohë mundësinë e ndërprerjes së kampionatit.
“Pavarësisht takimeve dhe shqetësimeve të shumta që i kemi ngritur policisë, asgjë nuk është bërë. Pas çdo rasti kemi kërkuar marrjen e masave, por sërish asgjë. Në disa raste, dhunuesit janë dalluar me pamje filmike por ndaj tyre nuk është marrë asnjë masë. Nëse nuk veprohet menjëherë, atëherë do të shohim mundësinë e ndërprerjes së kampionatit”. – tha Shulku.
Reagimi i FSHF-së vjen pas rasteve të përsëritura të dhunës në stadiume, si ajo në dy javët e fundit në ndeshjen Partizani-Flamurtari dhe Kamza-Laçi.