Tre persona janë arrestuar ditën e sotme në Shkodër pasi dyshohen si autorë të një vjedhje të ndodhur dy ditë më parë.
Sipas policisë, në pranga kanë rënë 30-vjeçari me inicialet B.F, 29-vjeçari me inicialet F.S, dhe 58-vjeçari dhe me inicialet M.Q. Tre personat e arrestuar dyshohet se kanë vjedhur me thyerje shtëpinë e një 60-vjeçari, banues në lagjen “Vasil Shanto”.
Vijojnë hetimet për këtë grup pasi dyshohet se kanë kryer edhe vjedhje të tjera banesash në qytetin e Shkodrës.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Vjedhja e kryer në bashkëpunim”.
Njoftimi i plotë:
Shkodër
Arrestohen 3 shtetas si autorë të dyshuar për vjedhje kryer në bashkëpunim.
Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, pas një pune operative hetimore intensive, u bë ndalimi i shtetasve ; B.F., 30 vjeç, F. S, 29 vjeç, dhe M.Q, 58 vjeç, të tre banues në Shkodër.
Ndalimi i tyre u bë pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin më datë 02.03.2019, dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e një 60 vjeçari, banues ne lagjen “Vasil Shanto”, ku janë vjedhur një sasi të konsiderueshme lekësh dhe disa bizhuteri floriri.