Vendosni fjalën kyçe....

Gjyqtari Hamiti për dhunën në Kamëz: Më vranë në fushë, e kuptoni ç’ka përjetuar gruaja shtatzënë dhe djali?!


Gjyqtari Eldorjan Hamiti, i cili ra dje pre e dhunës në takimin e fundit mes Kamzës dhe Laçit.

Në një intervistë për gazetën “Panorama Sport”, Hamiti ka deklaruar se në atë fushë dje është ndierë i vrarë: fizikisht, moralisht dhe profesionalisht.

Ai deklaron se nuk ka asnjë peng në ndërgjegje, sepse penalltia ishte e pastër, madje ia ka pranuar edhe vetë portieri. Sipas tij, topi i rënë në fushë nuk mund të bëhej shkak për ndërprerjen e lojës, pasi ishte shumë larg dhe nuk ndikonte në aksion.

“E kanë gabim pra, nëse mendojnë kështu. Topin në fushë e hodhën vetë kamzalinjtë dhe ai top nuk u përfshi as në aksion dhe as në dinamikën e ndeshjes. Jo gjithnjë mund të ndërpritet ndeshja kur hidhet një subjekt i palejuar në fushë, kur ai nuk ndikon në aksion. Topi nuk ishte as afër që të ngatërronte lojtarët. Por këto janë çështje teknike. Nuk ka argument që e justifikon atë sjellje barbare. Nëse u mërzitën për një top, atëherë po ua çoj unë dhjetë topa dhuratë dhe le t’u bien gjithë ditën… Po u çoj edhe gjithë fisin që të merremi vesh siç e meritojnë ata… Më vranë more në fushë, e kupton apo jo? Më gjuajtën si mundën, sa mundën, me çfarë kishin në dorë.”, tha Hamiti.

Gjyqtari tha se tanimë është më mirë, ndjen dhimbje në kokë dhe në qafë, por mjekët i kanë thënë se mund të rrijë në shtëpi.

Por nëse ka diçka për të cilën ai është shqetësuar është familja. Mbi të gjitha djali 5 vjeç dhe gruaja shtatzënë.

“Po si mund të qetësohen kur të shohin ashtu “live” në televizor. Ishte padrejtësi e madhe, ishte një maskaradë. Unë kam gruan shtatzënë dhe një djalë të vogël 5 vjeç. E kuptoni ju, çfarë kanë përjetuar ata sot (dje) së bashku me pjesëtarët e tjerë të familjes?”, janë fjalët e Hamitit.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *