Vendosni fjalën kyçe....

“Icardi po sillet si fëmijë, e mori në qafë Wanda Nara” – Cassano shpërthen në TV


Ish-sulmuesi i kombëtares italiane dhe i disa ekipeve në Itali, Antonio Kasano, ka fajësuar bashkëshorten e argjentinasit Ikardi, për situatën e vështirë në të cilën ndodhet sulmuesi i Interit.

Në një emision televiziv, Kasano ka thënë se Uanda Nara e ka vënë në vështirësi serioze Ikardin dhe është përgjegjëse për gjendjen e tij.

“Uanda ka krijuar rreth Ikardit tokë të shkrumbuar. E ka vënë në vështirësi të mëdha me deklaratat dhe qëndrimet e saj. Gjithnjë ua lë fajin të tjerëve, por fajin kryesor e ka ajo vetë. Ky është mendimi im. Ikardi po sillet si fëmijë. Këto gjëra unë i bëja kur isha 20 vjeç.” – ka deklaruar Kasano.

Sulmuesi zikaltër po kalon një periudhë të vështirë në Milano me Interin dhe pasi ka humbur postin e titullarit ka prishur marrëdhënies me një pjesë të mirë të shokëve të ekipit dhe sipas të gjitha gjasave pritet të largohet nga Interi në merkaton e verës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *