Vendosni fjalën kyçe....

Ilir Meta: Shqipëria të mos ndërhyjë në dialogun Kosovë-Serbi, mungesë respekti


Në konferencën e sotme të prbashkët me homologun slloven Borut Pahor, presidenti i Republikës Ilir Meta ka folur edhe për çështjen e dialogut Kosovë-Serbi.

Meta tha se ndërhyrja e Shqipërisë në çështjet e dialogut mes Kosovës dhe serbisë, do të ishte mungesë respekti për institucionet e Kosovës.

“Çështja e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë është një përgjegjësi që i takon udhëheqësve të Kosovës që janë zgjedhur për të përfaqësuar interesat e saj dhe çdo ndërhyrje në çështjen e dialogut nga ana e Shqipërisë do të ishte një mungesë respekti ndaj institucioneve të pavarura të zgjedhura të Kosovës. Në këtë drejtim them se përkrah fuqimisht dialogun midis Kosovës dhe Serbisë për të garantuar një herë e përgjithmonë të ardhmen europiane të këtyre dy vendeve por edhe për të forcuar të ardhmen europiane të të gjithë Ballkanit Perëndimor.”, tha Meta.

Më tej presidenti shtoi se do të mbështeste çdo vendim që institucionet e Kosovës do të ndërmarrin lidhur me çështjen.

“Së dyti e shfrytëzoj këtë rast për të nxitur drejtuesit e institucioneve të Kosovës të bashkëpunojnë ngushtësisht, përfshirë edhe udhëheqësit e opozitës për të çuar përpara këtë dialog në interesin më të mirë të Kosovës por edhe të një zgjidhje të qëndrueshme për Kosovën e Serbinë dhe gjithë rajonin tonë. Ne do të respektojmë çdo zgjidhje që institucionet e Kosovës do të pranojnë dhe përkrahin në mënyrë demokratike.”, përfundon Meta.

Presidenti u ndal edhe tek lëvizja e lirë e qytetarëve nga Kosova, ku sipas tij kushtet janë përmbushur të gjitha dhe nuk ka asnjë arsye për t’i mbajtur ata të izoluar.

“Kam theksuar rëndësinë e madhe se procesi i liberalizmit të vizave të qytetarëve të Kosovës është domosdoshmëri për t’i dhënë fund mbylljes së kosovarëve.”, janë fjalët e presidentit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *