Vendosni fjalën kyçe....

Juan Guaido bën thirrje për protesta


Presidenti i përkohshëm i vetëshpallur i Venezuelës, Juan Guaido, ka bërë thirrje për protesta masive.

“Unë i bëj thirrje venezuelianëve të mblidhen në të gjithë vendin nesër në orën 11,” shkroi Guaido në Twitter këtë të dielë, pasi njoftoi kthimin e tij në vend.

Guaidó, i cili është njohur nga mbi 50 vende si president i përkohshëm, i ka bërë thirrje Presidentit Nicolás Maduro të japë dorëheqjen.

Por Maduro këmbëngul se ai është presidenti legjitim dhe mbështetet nga Kina, Rusia dhe Kuba.

“BBC” shkruan se tani është e paqartë se si Guaido do të kthehet në Venezuelë, dhe çfarë veprimi do të marrë Maduro nëse ai kthehet.

Gjykata e Lartë vendosi një ndalim udhëtimi për Guaido-n pasi ai shpalli presidencën e përkohshme.

Por Guaido e ka thyer këtë vendim, duke kaluar kufirin në Kolumbi. Muajin e kaluar Guaido ka vizituar disa vende të Amerikës Latine, duke takuar zëvendëspresidentin amerikan Mike Pence në Kolumbi dhe presidentin e ri të Brazilit, Jair Bolsonaro.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA John Bolton ka deklaruar: “Çdo kërcënim ose veprim kundër kthimit të tij të sigurt, do të marrë një përgjigje të fortë dhe të rëndësishme”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *