Vendosni fjalën kyçe....

Lirohet nga burgu Ervin Mata


Lirohet Ervin Mata, i cili u vetëdorëzua të premten pasi ishte në kërkim me ngjarjen e rëndë që ndodhi në Bllok më 4 tetor të vitit të shkuar.

Gjykata vendosi detyrim paraqitjeje për Matën, edhe pse prokuroria kishte kërkuar arrest me burg.

Përplasja me armë ku mbeti i vdekur Fabjol Gaxha, ndërsa u plagosën Ervis Martinaj dhe Eljon Hato, ndodhi në lokalin “Monopol”.

Në kërkim ende për vrasjen e Fabjol Gaxhës është komandoja Merviol Bilo, kurse Geldo Hoti, Ajaks Boshnjaku dhe Redi Popesku, janë lënë të lirë.

Ervis Martinaj është ende në burg, kurse Eljon Hato është lënë në arrest shtëpie pasi ka mbetur gjysmë i paralizuar dhe do e vuajë dënimin në shtëpi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *