Vendosni fjalën kyçe....

LSI publikon videon për qytetarët: Si të mbrohemi nesër nga gazi helmues i Ramës


Lëvizja Socialiste për Integrim ka publikuar një video përmes të cilës këshillon qytetarët se si të mbrohen nga gazi lot sjellës i policisë.

Ish-deputetja Floida Kërpaçi, shkruan se videoja është pregatitur nga të rinjtë e LSI-së.

“Kjo video tregon mënyrën për tu mbrojtur ndaj lëndëve helmuese luftarake të Edi Ramës! Përgatitur nga të rinjtë e LSI, Gjithmonë gati”, shkruan Kërpaçi krahas videos së publikuar.

Ky publikim i LSI-së vjen në një kohë që policia ka refuzuar t’i japë leje opozitës për protestën e 5 marsit me arsyetimin se tubimi pengon hyrjen në Kuvend të deputetëve, vë në rrezik jetën e deputetëve dhe cënon sigurinë kombëtare.

Por pavarësisht kësaj, opozita ka deklaruar se gjithsesi do të ta zhvillojë protestën duke akuzuar policinë se po shkel Kushtetutën dhe se në asnjë prej protestave të zhvilluara nuk janë dëmtuar policë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *