Vendosni fjalën kyçe....

Mesazhi i qartë i Bashës: Opozita e bashkuar në krah të qytetarëve, betejë ditë për ditë


Kreu i Partisë Demokratike, Basha, ka deklaruar se opozita e bashkuar do jetë në krah të qytetarëve në protestën e tyre nesër parlamentit.

Ai e bëri deklaratën pas takimit me aletatët në selinë e PD-së.

“Siç e dini, këto janë orë dhe ditë intensive për opozitën. Dita ka filluar me takime me partnerët tanë ndërkombëtarë, që po ndihmojnë Partinë Demoktratike dhe janë të gatshme ta shtrijnë këtë ndihmë edhe tek partitë e tjera të opozitës për përgatitjen e PD-së që të adoptojë sistemin perëndimor të primareve dhe zgjedhjeve të kandidatëve me sistemin një anëtar-një votë, që tani është edhe në statutin e PD-së.” – tha Basha.

Ai më tej i dërgoi një mesazh kryeministrit Rama, duke i thënë se zbardhja e dosjeve 339 dhe 184 do jenë fundi i tij politik.

“Edi Rama, dosja 339 është makthi yt! Ti e di fare mirë se çfarë përmban ajo dosje dhe dosja 184! Të dyja këto dosje do të zbardhen dhe të gjithë politikanët e lidhur me kokat e krimit të organizuar do të shkojnë para drejtësisë.” – shtoi Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *