Lideri i grupit të famshëm britanik, “Prodigy”, Keith Flint, ka ndërruar jetë ditën e sotme. 49-vjeçari u gjet i pajetë në banesën e tij në Essex të Londrës mëngjesin e sotëm.
Shokët e tij, pohuan për mediat se Flint ishte vetëvrarë.
Ai u gjet nga policia, pasi një ambulancë iu përgjigj një telefonate që raportonte për një person të pavetëdijshëm.
Anëtari tjetër i bandës, Liam Howlett, pohoi se Flint kishte vrarë veten e tij nëpërmjet një postimi në faqen e tij në “Instagram”.
“Lajmi është i vërtetë. Nuk mund ta besoj ende se po e them këtë, por vëllai ynë Keith u vetëvra gjatë fundjavës. Unë jam i shokuar, i zemëruar, i hutuar dhe zemërthyer, prehu në paqe vëlla.” – tha Howlett.