Vendosni fjalën kyçe....

Presidenti slloven nis vizitën në Shqipëri


Sot nis vizitën shtetërore në Shqipëri, presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor. Pahor vjen në Tiranë me ftesë të presidentit Ilir Meta, i cili do ta presë atë me një ceremoni shtetërore.

Dy delegacionet respektive do të takohen dhe më pas do të mbahet një konferencë e përbashkët për shtyp nga dy presidentët, para gazetarëve shqiptarë e sllovenë.

Gjatë vizitës së tij, Pahor pritet të takohet edhe me kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi si dhe me kryeministrin Edi Rama, si edhe me liderin e opozitës Lulzim Basha.

Presidenti slloven do të pritet edhe nga kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj dhe më pas do të niset drejt një vizite në kalanë e Krujës.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *