Vendosni fjalën kyçe....

Protestuesi francez në karrigen me rrota spërkatet me piper nga policia (Video)


Një protestues me aftësi të kufizuara i lëvizjes “Jelekët e Verdhë” u spërkat me piper në fytyrë nga një efektiv policie gjatë protestës së fundit.

Ai po i kërkonte një polici, që t’i jepte syzët e tij mbrojtëse por në vend të kësaj ai u spërkat me piper në fytyrë dhe videoja e filmuar fshehurazi u përhap menjëherë në rrjetet sociale.

Incidenti ndodhi në Tuluzë gjatë fundjavës së 16-të të së ashtuquajturës protesta e “Jelekëve të Verdhë” kundër politikave ekonomike të qeverisë franceze.

Pamjet tregojnë një grup efektivësh policie dhe një protestues të vetëm të veshur me jelek të verdhë i ulur në një karrige me rrota.

Ai debaton me njërin nga policët duke iu afruar atij dhe duke i kërkuar t’i jepte syzet mbrojtëse. Polici largohet por protestuesi e ndjek atë dhe pas disa çastesh spërkatet me piper në fytyrë nga polici.

Policia franceze ka përdorur metoda të ashpra ndaj “Jelekëve të Verdhë” në protesta e fundit duke i qëlluar ata me plumba gome, gazin lotsjellës dhe makinat me ujë.

Disa prej protestuesve kanë  marrë dënime të rënda fizike duke humbur shikimin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *