Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një audio, në të cilën dëgjohet zëri i drejtorit të tatimeve në Fier, Bardhyl Tafa që i bërtet një punonjësi. Të paktën kështu pretendon inspektori që ka regjistruar audion dhe ia ka dërguar atë ish-kryeministrit.
“Ky eshte komunikimi i narko drejtorit tatimor gangster Bardhyl Tafa me inspektorin Roland Bylyku.
Lexoni mesazhin dhe degjoni videon me audion e inspektorit dixhital.”, shkruan Berisha.
Inspektori thotë se ky është momenti kur drejtori ka kërcënuar një tjetër inspektor gjatë një mbledhjeje dhe kjo është sjellja e tij e zakonshme me punonjësit.
“Pershendetje zoti Berisha, jame nje ispektor i hetimit tatimor rajonal fier, po te beje kete denancim per dreitorin Bardhyl Tafa te degjoni si komunikon me inspektorin Roland Bylyshi, kte komunikim ka me te gjith ispektoret dhe per kete arsyje sna lejone telefonat ne mbledhje ose takim me te! por une e regjistrova fshehur. Te lutem”, shkruan qytetari i cili thotë se është inspektor tatimor.
Në audion e publikuar, punpnjësi dëgjohet të thotë “Mua mos më ofendo njëherë e para e punës”
Drejtori nga ana tjetër përgjigjet: “Do të të çaj gojën, ty ty, mos më fol mua ashtu llafazan. Mbylle gojën. Ore do të ta shkul atë gojë.”
Ai vazhdon të mos e lërë punonjësin të flasë.”Ore mbylle gojën. Mbylle o legen, mos fol asnjë lloj llafi, asnjë fjalë. (shfryn) Boll ju kam duruar juve. Dëgjoni ju të tjerët, u futëm në subjekt, jo si këta dy grupet që janë futur që e dinë vetë si janë futur, dua punë nga të gjithë ju…”