Vendosni fjalën kyçe....

Rama u premton policëve rritje rroge, një ditë para protestës


Kryeministri Rama premtoi rritje rroge për efektivët e policisë në vitet në vijim.

Ai e bëri deklaratën një ditë para protestët para parlamentit, gjatë ceremonisë së hapjes së kursit të oficerit të policisë kriminale në Akademinë e Rendit.

“Pagat do rriten edhe në vijim. Nuk janë aq të kënaqshme dhe jemi të vetëdijshëm për këtë. Kemi rritur sekuestrimin e parave nga krimi i organizuar ndërsa mund të themi se Shqipëria është pastruar nga fenomeni i përhapur i kanabisit.” – tha ndër të tjera kreu i qeverisë.

Edhe ministri Lleshaj, i përgëzoi kandidatët e rinj duke thënë se fillimi i këtij kursi shënon fillimin e një periudhe të re në përballjen e policisë me krimin e organizuar dhe me korrupsionin.

“Reforma në drejtësi që ka hyrë në fazën kulmore dhe të pakthyeshme, mund të japë rezultatet e pritura vetëm atëherë kur Policia e Shtetit dhe organet e tjera ligj zbatuese në tërësi, por sidomos strukturat e policisë kriminale janë në nivelin e duhur si në aspektin e integritetit, ashtu dhe në atë profesional.” – tha Lleshaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *