Vendosni fjalën kyçe....

Shitësja i tërheq vëmendjen klientit të dhunshëm, pastaj i jep një leksion (Video)


Një shitëse ruse, ka fituar zemrat e përdoruesve të rrjeteve sociale, pasi rrëzoi përtokë me grushte një klient, i cili po rrihte një tjetër klient pranë banakut.

E gjithë ngjarja u filmua nga kamerat “CCTV” dhe u shpërnda me shpejtësi në rrjet. Teksa klientët po mbanin radhën për të blerë, një persona me gjasa i dehur përplaset pas një burri. Ky i fundit reagon në mënyrë të dhunshme duke e rrahur keqazi atë.

Fillimisht klientët e tjerë në radhë nuk reagojnë dhe thjesht vështrojnë burrin e rrëzuar përtokë dhe nuk e ndihmojnë aspak atë.

Menjëherë nga banku del shitësja, që pasi e godet disa herë klientin, debaton me të duke i thënë disa fjalë dhe pasi ai nuk ndalet e qëllon edhe njëherë të fundit në fytyrë duke e rrëzuar atë përtokë.

Një ngjarje e tillë është bërë virale dhe ka tërhequr vëmendjen e anëtarëve të sporteve ekstreme të cilët e kanë ftuar gruan të bëhet pjesë e këtij sporti.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *