Vendosni fjalën kyçe....

Socialistët nesër në Kuvend pavarësisht protestës, kërkesë për ndihmë Lleshajt: Na garanto sigurinë fizike


Në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të PS-së, deputetët socialistë kanë vendosur që nesër në orën 10:00 të ketë seancë plenare në Kuvend, në të njëjtën kohë që do të zhvillohet protesta e paralajmëruar nga opozita.

Mësohet se maxhoranca ka kërkuar nga Ministria e Brendshme të garantojë sigurinë fizike të deputetëve, kjo pas incidentit të ministrit të Turizmit Blendi Klosi dhe deputetit Paulin Sterkaj në protestën e javës së shkuar.

Gjatë mbledhjes së grupit, është bërë njoftimi se në seancën e nesërme plenare do të bëhet betimi i 4 deputetëve të rinjtë, cilët pritet të marrin mandatin sot nga KQZ.

Sakaq në faqen zyrtare, Kuvendi ka njoftuar për seancën plenare dhe rendin e ditës, por nuk ka bërë publik orarin e nisjes së seancës ashtu sikurse ndodhi edhe javën e kaluar.

Opozita ka lajmëruar për protestë për këtë të martë, mirëpo policia nuk ka dhënë lejen me arsyetimin se tubimi pengon hyrjen në Kuvend të deputetëve, vë në rrezik jetën e deputetëve dhe cënon sigurinë kombëtare.

Partia Demokratike nga ana tjetër e akuzon policinë se po shkel Kushtetutën dhe se në asnjë prej protestave të zhvilluara nuk janë dëmtuar policë. Ndaj kanë paralajmëruar se protesta do të zhvillohet edhe pa leje. 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *