Vendosni fjalën kyçe....

Tahiri sulmon gazetarin: Ai është një kokër idioti


Ish-ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri ka sulmuar gazetarin Basir Çollakun në një lidhje direkte me telefon në emisionin “Opinion”.

Gjatë lidhjes direkte Tahiri ka mohuar akuzat nga prokuroria për hetimet e tij në lidhje me të akuzuarit Habilajt dhe e ka quajtur një proces të komanduar politik.

Por gjatë telefonatës së tij ai ka ofenduar gazetarin Basir Çollaku i cili publikoi disa dokumente ku shihen datat e udhëtimit të prindërve të tij me një nga pjestarët e grupit Habilajt.

“Është një proces i komanduar politik. Nga Mal i Zi drejt Italisë do udhëtoj kur të më dojë qejfi dhe sa herë të më dojë qejfi. Ai Basiri është një copë idioti”- u shpreh Tahiri.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *