Kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli ka reaguar menjëherë pasi u denoncua nga qytetari dixhital i shpërndarë nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Në denoncimin e dërguar te Berisha thuhej se Leli ishte marrë peng nga njerëz të botës së krimit në zyrën tij.
Në një dalje për mediat Leli u shpreh se është shëndoshë e mirë duke shigjetuar edhe ish-kryeministrin.
“Në fakt unë jam në qytetin e Vlorë, me sa duket Saliu ka filluar të kujdeset edhe për mua. (Qesh) I këshilloj të merret me fëmijët e tij, të mos trembë fëmijët e mi. Unë jam shëndoshë e mirë, vazhdoj të punoj me miq shumë të mirë. Nuk arrijnë dot tek Dritan Leli njerëzit e tillë për të cilët shkuan Berisha”- deklaroi Leli.