Vendosni fjalën kyçe....

Vranë të riun për një karikues, prokuroria kërkon 87 vjet burg për 4 të rinjtë


Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 87 vjet burg për 4 personat që akuzohen për vrasjen e të riut Marvi Mihali më 31 korrik të vitit 2017 pranë stadiumit “Selman Stërmasi” në Tiranë.

Organi i akuzës ka kërkuar 24 vjet burg për Dejvi Bitrajn, i cili akuzohet si personi që ka qëlluar me thikë të riun duke i shkaktuar atij vdekjen.

Për Marsel Allën dhe Kridens Allën, prokuroria ka kërkuar 20 vjet burg dhe 25 vjet burg respektivisht, me pretendimin se ata i janë shmangur drejtësisë, duke qenë se janë ende në kërkim ndërkombëtar, ndërsa për Eugen Bitrajn, prokurorët kërkuan 18 vjet burg.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 31 korrik të vitit 2017 në Tiranë, ku Marvi Mihali u qëllua për vdekje me thikë pas një debati me personat e lartpërmendur.

Mihali shoqëronte mikun e tij, Armend Haxhiu, i cili kishte pasur debate me Bitrajn lidhur me një karikues celulari.

Ditën që grupet u takuan, Haxhiu godet me grusht një prej të dyshuarve dhe Mihali, që u fut për të ndarë palët, është goditur me thikë nga Devi Bitraj, duke mbetur i vdekur.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *