Vendosni fjalën kyçe....

Zgjedhjet në Estoni, reformistët properëndimor mundin rivalët në pushtet


Partia Reformiste e qendrës së djathtë ka fituar zgjedhjet parlamentare të së dielës në Estoni, por nuk ka vende të mjaftueshme që do t’i siguronin qeverisjen pa lidhur koalicion me ndonjërën nga partitë rivale.

Sikurse shkruan “BBC”, reformistët e udhëhequr nga Kaja Kallas, fituan 29 për qind të votave, të ndjekur nga partia e Qendrës së kryeministrit Juri Ratas, që fitoi 23 për qind të votave.

Ndërkohë Partia Popullore Konservatore e Estonisë (EKRE), e cila ka bërë thirrje për një referendum mbi anëtarësimin në BE,  vjen e treta në radhë me 18% të votave.

Zonja Kallas, e cila pritet të jetë kryeministrja e parë femër e Estonisë, tha para mediave se të gjitha opsionet për koalicion ishin në tavolinë.

Mirëpo më parë, dy partitë kundërshtare, ajo Reformiste dhe e Qendrës, janë zotuar para zgjedhjeve të mbajnë larg pushtetit Partinë Konservative Popullore të Estonisë (EKRE).

Duke folur për transmetuesin publik “ETV”, Kallas këmbënguli se EKRE “nuk janë një zgjedhje për ne”.

Pothuajse 1 e katërta e 881,000 votuesve të mundshëm e dhanë votën e tyre në mënyrë elektronike. Rezultatet nga votimi elektronik i dhanë Reformës një rezultat edhe më të lartë.

Në vitin 2007, Estonia u bë një nga vendet e para të botës që u godit nga një sulm kibernetik i Rusisë. Që nga periudha e sulmit, Estonia është shndërruar në një ndër vendet që konsiderohen si më të avancuarit teknologjikisht në botë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *