Vendosni fjalën kyçe....

4 kandidatë të tjerë dorëzojnë formularët në KQZ, kërkojnë mandatin e deputetit


Të tjerë deputetë nga listat e opozitës kanë dorëzuar formularin e dekriminalizimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, hapi i parë drejt marrjes së manatit.

Siç raporton “News24”, bëhet fjalë për 4 kandidatë, 2 nga Partia Demokratike dhe 2 nga Lëvizja Socialiste për Integrim.

Nga PD-ja kanë dorëzuar formularin, Majlinda Halilaj, që është pjesë e listës së Tiranës dhe Ligoraq Karamelo, i cili është pjesë e listës së Korçës, ndërsa nga Lëvizja Socialiste për Integrim, janë Elda Hoti e Lezhës dhe Ediola Pashaj e Gjirokastrës.

Ditën e djeshme, KQZ-ja vendosi dhënien e mandateve për Ylli Shehun, Edmond Rrushin, Enver Rroshin dhe Aurora Marën nga LSI-ja, ndërsa nuk e ka dorëzuar mandatin nga kjo forcë politike Lefter Koka.

Nga Partia Demokratike nuk i kanë dorëzuar mandatet Myslim Murrizi dhe Rudina Hajdari, ndërsa e ka pranuar atë Lefter Maliqi.

Emra të tjerë që kanë deklaruar se do e pranojnë mandatin Kujtim Gjuzi nga lista e PD-së dhe dhe Ralf Gjoni nga lista e LSI-së.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *