Vendosni fjalën kyçe....

Autobusët nuk udhëtojnë drejt Tiranës, protestuesit e Elbasanit u hipin makinave private


Protestues të shumtë janë nisur nga qarku i Elbasanit me mjete private për të marrë pjesë në protestën që do zhvillohet para parlamentit.

Sipas degës së Partisë Demokratike në këtë qark, protestuesit po udhëtojnë me mjetet e tyre duke qenë se ka qenë e pamundur që të organizoheshin për të udhëtuar me autobusë, pasi pronarët e këtyre të fundit nuk kanë nisur mjete drejt kryeqytetit.

Kreu i degës së PD-së për Elbasanin, Eugen Isai, tha për mediat se protestuesit elbasanas kanë udhëtuar me automjetet e tyre private drejt Tiranës pasi organizimi me autobusë ishte i pamundur për shkak se drejtuesit e këtyre automjeteve dhe bizneset e tyre ndjehen të kërcënuar nga segmentet e ndryshme të shtetit.

“Pavarësisht presioneve dhe shantazheve me qindra e qindra qytetarë nga Elbasani dhe Njësitë Administrative të kësaj bashkie, mbërritën në kryeqytet para parlamentit për të protestuar.” – theksoi Isai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *