Ligoraq Karamelo, një nga kandidatët nga lista e PD-së që ka dorëzuar formularin e dekriminalizimit në KQZ, ku kërkon mandatin e deputetit ka thënë se është i detyruar ta pranojë mandatin për qytetarët.
Ai ka deklaruar nga Korça, se parlameni nuk duhet braktisur ndërsa ka komentuar se nuk ndan të njëjtin mendim me Vangjel Dulen për djegien e mandateve.
“Jam i detyruar ta pranoj mandatin për qytetarët. Me Dulen nuk jam dakord për dorëzimin e mandatit. Në kushte të tjera Dule do vepronte si unë, por nga pozicioni që ka e justifikoj qëndrimin e tij. Nuk duhet të braktiset parlamenti. Mandati u takon atyre që kanë dhënë kontribut.” – ka thënë Karamelo.
Karamelo është një nga 5 kandidatët për deputet deri tani që kanë hedhur hapin për t’u bërë pjesë e parlamentit.
Më herët, 4 kandidatë nga listat e LSI-së u betuan si deputetë, duke qenë përfaqësuesit e vetëm të opozitës në sallë.