Vendosni fjalën kyçe....

Hahn: BE ka nënvlerësuar Kinën në Ballkan duke mbivlerësuar Rusinë


Johannes Hahn, komisioneri i BE, përgjegjës për negociatat,është shfaqur i shqetësuar  duke iu përgjigjur ndikimit të fuqive të huaja konkuruese në Ballkan. Ai tha se disa vende ‘huazuan’ shumë nga Kina për të paguar për infrastrukturën dhe për të rritur rrezikun e dëmtimit afatgjatë të ekonomive. Hahn tha se BE do të ishte një partner “më i drejtë”, raporton Financial Time.

“Kina nuk shqetësohet kurrë nëse një vend është apo jo në gjendje të paguajë kreditë e veta. Dhe nëse ata nuk mund të paguajnë, ekziston një lloj ‘presioni’ që gjërat kalojnë në pronësinë e tyre.Evropianët mund të mos jenë të shpejtë, në krahësim me të tjerët, por do të mbetemi gjithmonë partnerët më të mirë,”- tha ai.

Rajoni i Ballkanit ka nxitur ndikimin midis BE-së,  i cili ka lënë jashtë perspektivën për t’u bashkuar me bllokun, pasi Kroacia u bë anëtare në 2013 dhe Rusia, e cila ka lidhje kulturore dhe fetare në rajon.

Komentet e zotit Hahn sugjerojnë se ndikimi i Pekinit rrezikon të bëhet një burim tjetër i paqëndrueshëm. “Ndoshta kemi mbivlerësuar Rusinë dhe kemi nënvlerësuar Kinën, ndaj ne duhet t’u japim vendin që u takon,”- tha Hahn.

Sipas të dhënave të përpiluara nga Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare, më shumë se gjysma e 9.4 miliardë dollarëve të investuara në këto 16 vende në 2016 dhe 2017 shkuan në pesë vendet jo anëtare të BE.

Hahn tha se Kina po përfitonte nga aspekte të ekonomisë transparente, të bazuara në rregullat e BE-së, por “duke mos ofruar dhe garantuar të njëjtën gjë në Kinë për kompanitë evropiane apo edhe të huaja”, kjo do të ishte diçka e papranueshme.

Vendet e Evropës Qendrore, duke përfshirë Republikën Çeke dhe Poloninë, po tregohen të kujdesshme ndaj investimeve kineze, pasi amerikanët kanë akuzuar spiunime ndaj kompanisë kineze të telekomunikacioneve Huaëei, por vendet e Ballkanit u tërhoqën nga huatë dhe investimet në infrastrukturë që vijnë me më pak mbikëqyrje, është shprehur Hahn, i cili nuk komentoi mbi Huawei-n.

Ai tha se Komisioni Evropian do të kushtojë shumë më tepër vëmendje çështjeve të prokurimit publik, konkurrencës dhe standardeve mjedisore në vlerësimin e gatishmërisë së vendeve anëtare aspirante për t’u bashkuar me bllokun.

Krerët boshnjakë janë gati të nënshkruajnë një kredie garancie që mbulon 100 për qind të një huaje prej 614 milion euro nga Banka ‘Exim’ e Kinës për të financuar një termocentral të qymyrit. Komuniteti i Energjisë, i përbërë nga anëtarët e BE dhe fqinjët, u ka bërë thirrje ligjvënësve të vendit të mos e miratojnë atë, pasi është e paligjshme në bazë të ligjit të BE-së.

Hahn kritikoi një projekt autostradash të financuar nga kinezët në Malin e Zi, që dërgoi borxhin e vendit në 80 për qind të prodhimit të brendshëm bruto, edhe pse ngriti taksat dhe një pagë të pjesshme nëpunësit publikë. Ai gjithashtu kritikoi vendimin e BE për të financuar 80 për qind të kostos, të një ure në Kroaci, nën ndërtimin e një kompanie kineze.

Gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor jashtë bllokut të BE-së, Serbi, Mali i Zi, Maqedonia Veriore, Kosova, Shqipëria dhe Bosnja kanë humbur një të dhjetën e popullsisë së tyre në tre dekadat e fundit të emigrimit. Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim vlerësoi vitin e kaluar se me ritme të rritjes aktuale, mund të duhen 200 vjet që rajoni të arrijë në mesataren e BPV-së të BE-së.

Hahn tha se një prioritet rajonal ishte zgjidhja e mosmarrëveshjes midis Serbisë dhe ish-krahinës së saj, pavarësia e të cilës Beogradi ka refuzuar të njohë. Hahn tronditi vendet e Ballkanit në vitin 2018 kur tha se Brukseli do të mirëpriste një marrëveshje edhe nëse përfshinte një shkëmbim potencial toke, diçka që për vite u konsiderua tabu nga bashkësia ndërkombëtare.

Një dialog i ndërmjetësuar nga Brukseli mes Kosovës dhe Serbisë i vitit 2011, “është pjesa thelbësore e gjithë perspektivës ballkanike perëndimore”, -tha Hahn. “Pa një rezultat pozitiv të këtij dialogu, i gjithë rajoni nuk do të bëjë asnjë lloj përparimi përfundimtar”.

Hahn tha se shpresonte që marrëveshja e fundit midis Greqisë dhe Maqedonisë Veriore, e cila hap rrugën për t’u bashkuar me NATO-n dhe BE, mund të ketë një efekt “domino” në rajon.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *