Basha ka deklaruar para qytetarëve që mbushën hapësirën para selisë së PD-së, se sot populli i bashkuar kreu aktin e fundit të asgjësimit të asamblesë së krimit.
Ai tha se zgjidhja e vetme politike për situatën e krijuar është largimi një orë e më parë i Edi Ramës dhe se regjimi i tij ka marrë fund.
“Sot populli i bashkuar ka përfunduar etapën e fundit të asgjësimit të asamblesë së krimit dhe nxjerrjen e kësaj asambleje lakuriq para botës si kazani i plehrave, horave, hajdutëve e kriminelëve. Ditae sotme ndez shpresë dhe besimin e çdo shqiptari për të nesërmen që po vjen. Zgjidhja e vetme politike është largimi një orë e më parë i shkaktarit kryesor, autorit e përfituesit, kryezullumqarit Edi Rama. Edhe miqtë e tij më të ngushtë, dhe ata që janë përpjekur ta mbrojnë me gjysmë zëri të vërtetën që ju keni buçitur sot. Edi Rama ka mbaruar, regjimi i tij ka marrë fund.” – tha Basha.
Më tej ai tha se protesta e 16 marsit do jetë vendimtare për përcjelljen e asaj që ai e quajti “kufomë politike”.
Basha shtoi se fundi i krimit dhe arrogancës është pranë ndërsa i ftoi qytetarët që të marrin pjesë masivisht në protestën e 16 marsit para kryeministrisë.
“Sado të përpiqet ta zgjasë agoninë e tij, aq më shumë do t’i shtohet makthi dhe fatura që do paguajë para drejtësisë. Dua t’u bej thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në një tjetër akt vendimtar për hapjen e portave të shpresës pa Edi Ramën dhe horrat e tij. Të bashkohemi në një tjetër akt vendimtar që do na bashkojë dyfish. Në protestën vendimtarë të 16 marsit për ta përcjellë kufomën politike. Ajo që po vjen është fundi i krimit dhe arrogancës. Kurrë më hajdutëria e krimit nuk do vendosë më për ju.” – mbylli Basha.