Brenda pak orësh, policia e Londrës ka gjetur tre pako me eksploziv në aeroportin e qytetit dhe në stacionin Waterloo.
Pakot e dyshimta u identifikuan nga qytetarë të cilët më pas njoftuan policinë.
Për fat të mirë nuk ka pasur të lënduar pasi autoritetet i kanë gjetur në kohë dhe i kanë siguruar pakot. Policia e Londrës ka nisur një hetim mbi një sulm të mundshëm terrorist.