Njeriu më i fortë në botë dhe ylli i serialit televiziv të famshëm, “Game of the Thrones”, Hafthor Julius Bjornsson, mori duartrokitjen e turmës që po e ndiqte në arenën “Arnold Classic”, ku theu rekordin botëror të vendosur prej tij, duke ngritur 474 kilogramë.
Bjornsson, i cili vendosi rekordin e mëparshëm teksa ngrinte 471 kilogramë, arriti ta thyente atë sërish me 3 kilogramë më shumë.
Njeriu më i fortë islandez, i njohur nga tifozët e tij me nofkën “Mali”, arriti të bënte të pamundurën duke vënë një rekord të vështirë për t’u thyer nga dikush tjetër së shpejti.
Islandezi që e fitoi titullin në maj të vitit të kaluar, postoi në Instagram, duke thënë: “Një rekord i ri botëror.
“Jam shumë i lumtur me ditën e parë këtu në “The Arnold Strongman Classic” edhe 501-shi do të duhet të presë për një ditë tjetër.” – tha ai.
Numri 501 i referohet një sfide prej 501 kilogramësh, me një çmim prej 48,000 dollarë për personin që ia del mbanë.