Vendosni fjalën kyçe....

Maqedonia lëshon urdhërarrest ndërkombëtar për Gruevskin


Prokuroria Themelore Publike kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, ka kërkuar arrestimin e ish-kryeministrit Gruevski dhe të Nikola Boshkovskit, një ish-punonjës, të dy të akuzuar për dhunën në Kuvend natën e 27 prillit 2017, shkruan Portalb.mk.

“Pas kryerjes së hetimeve paraprake, më 20 shkurt prokurori kompetent nga Prokurorit Publik për Krimin të Organizuar dhe Korrupsionit dha urdhër për masë hetimore ndaj pesë personave, përfshi këtu edhe ndaj dy personave që nuk janë në dispozicion për autoritetet.

Gjykata Themelore Shkup ka dorëzuar kërkesë për shqiptimin e masës së paraburgimit për të gjithë të dyshuarit, ku dy personave të arratisur ju shqiptohet masa e paraburgimit prej 30 ditëve deri në gjetjen e tyre.” – thuhet në deklaratën e prokurorisë.

Ish-kryeministri Gruevski është arratisur në Hungari që prej nëntorit të vitit të kaluar dhe ka kërkuar azil politik aty, kurse Boshkovski gjendet në Greqi, ku është arrestuar nga autoritetet e këtij vendi dhe po mbahet deri në sqarimin e rastit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *