Vendosni fjalën kyçe....

Ndahet nga jeta Klaus Kinkel, ish-ministri i Jashtëm gjerman që do mbahet mend për kontributin në Kosovë


Ndahet nga jeta në moshën 82 vjeçare ish-ministri i Jashtëm gjerman, liberali Klaus Kinkel. Lajmi është bërë i ditur nga lideri i Partisë së Lirë Demokratike, Christian Lindner, shef i së cilës ka qenë dikur Kinkel.

Christian Lindner e vlerësoi Klaus Kinkel si “njeri të drejtë dhe burrë të thjeshtë e me karakater”. Me kërkesën e tij, ceremonia për nder të Kinkel do të jetë shumë private.

Ish-ministri i Jashtëm gjerman, njihet për kontributin që ka dhënë për gjetjen e një zgjidhjeje për konfliktin në Kosovë në vitet 90-të.

Kinkel ishte ministër i Jashtëm gjerman edhe kur u ndez me armë konflikti në Kosovë në vitin 1998.

Klaus Kinkel u përpoq fillimisht në vitet 90-të për të iniciuar dialogun mes shqiptarëve dhe serbëve dhe gjetjen e një zgjidhjeje paqësore. Klaus Kinkel e cilësoi Sllobodan Millosheviçin atëherë, si “përgjegjësin kryesor të tragjedisë në Kosovë.”

Nga masakra e Srebrenicës politika europiane nxorri mësime të hidhura. Klaus Kinkel, ministër i Jashtëm deri para intervenimit të NATOs- në Kosovë, u shpreh në Bundestag në tetor 1998, se “nuk duhet të themi, se nuk lejohet të ketë një Bosnje të dytë, por duhet të marrim masat që të mos ketë një Bosnje te dytë.”

Për shumë vite, Kinkel ishte një nga bashkëpuntorët më të ngushtë të ish-ministrit tjetër të Jashtëm gjerman, Hans-Dietrich Genscher. Kinkel e mori postin në vitin 1992 dhe e mbajti për gjashtë vjet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *