Vendosni fjalën kyçe....

Në kërkim për vrasjen në Vlorë, kapet shqiptari në kufirin italo-francez


Një shqiptar është ndaluar në kufirin që ndan Italinë me Francën, falë kontrolleve të policisë së Torinos.

I riu shqiptar, identiteti i të cilit nuk është bërë ende i ditur, akuzohet për vrasje me paramendim të kryer në bashkëpunim.

Mediat italiane shkruajnë se bëhet fjalë për një ngjarje që ka ndodhur qershorin e vitit 2018 në qytetin e Vlorës, ku ka mbetur i vrarë një person. Shqiptari rrezikon të marrë një dënim prej rreth 25 vjetësh burg.

Policia italiane dhe ajo franceze e ndaluan shqiptarin rreth ores 09:30 në një autobus që ishte drejtuar për në shtetin alpin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *