Vendosni fjalën kyçe....

“Nuk shitemi!”, kandidatja për deputete refuzon mandatin


 

Pasi bashkëshorti i saj, gazetari Elio Laze zbuloi se një deputet socialist i kishte bërë një ofertë të majme për të pranuar mandatin e deputetes, kandidatja e LSI-së në Tiranë, Ira Vejsiu e ka refuzuar mandatin.

Vejsiu shprehet se nuk mund të pranojë një mandat të blerë me paratë e drogës.

“Une refuzoj! Refuzoj te marr nje mandat deputeti i cili do blihej me parate e droges dhe krimit qe ka kapluar vendin tim! Une refuzoj te behem pjese e nje parlamenti te mbushur me kriminele e tradhetare te Shqiperise!

Une refuzoj te behem pis nga llumi i qeverise Rama! Une refuzoj sepse jam nje vajze e re me deshiren per te jetuar me koken lart dhe per ta bere gjumin e qete ketu ne vendin tim!

Une te refuzoj ty Edi Rama! Ty qe na ke vrare endrren! Ne nuk ndalemi derisa te ikesh dhe Shqiperia te clirohet nga ky regjim tiran i yti! Nuk trembemi! Nuk blihemi! Nuk shitemi!”, shkruan Vejsiu.

Gazetari Elio Laze deklaroi një ditë më parë se bashkëshortja e tij, Ira Vejsiu, është kontaktuar nga një deputet i Partisë Socialiste, i cili i ka bërë një ofertë të majme vetëm për të pranuar mandatin.

Ira Vejsiu është kandidate e LSI-së për Tiranën, e 21-ta në këtë listë dhe Laze tha se pavarësisht se oferta ishte e majme, ajo e ka refuzuar.

Ky është rasti i parë konkret për të cilin maxhoranca denoncohet publikisht, se po josh kandidatët e opozitës të pranojnë mandatet.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *