Vendosni fjalën kyçe....

Pack i kërkon PE-së të marrë masa ndaj Fleckensteinit: U kërkoi kandidatëve të PD-së të pranonin mandatet


Ish-eurodeputetja gjermane, Doris Pack, i ka kërkuar Parlamentit Evropian, që të marrë masa ndaj raportuesit për Shqipërinë Knut Fleckenstein.

Me anë të një postimi në faqen e saj në “Twitter”, Pack shkruan se nëse është e vërtetë që Fleckenstein u ka kërkuar kandidatëve të Partisë Demokratike në listat e saj, që të pranojnë mandatin e deputetit në Parlament, atëherë ky është një akt i papranueshëm në shërbim të qeverisë socialiste dhe Parlamenti Evropian duhet të marrë masa ndaj Fleckenstein.

“Nëse e vërtetë se Knut Fleckenstein ka kërkuar nga kandidatët e listës PD që të pranojnë mandatet, ky është akt i papranueshën në favor te qeverisë socialiste. Parlamenti Europian duhet të marrë masë qortimi ndaj tij.”

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Fleckenstein, ishte pjesë e delegacionit të PE-së, që zhvilluan një vizitë në vend javën e shkuar.

Në fjalën e tij në konferencën për shtyp, Fleckenstein tha se parlamenti duhet të vijonte punën me deputetët e tjerë që do pranonin mandatet, ndërsa është fotografuar duke u takuar më një nga kandidatët e LSI-së për deputet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *