Vendosni fjalën kyçe....

Pësoi goditje në tru, ndahet nga jeta aktori i famshëm amerikan


 

Aktori i famshëm amerikan, Luke Perry ndahet nga jeta në moshën 52-vjeçare. Sikurse shkruan “BBC” vetëm disa ditë më parë ai kishte pësuar një goditje në tru dhe u shtrua në spital.

Lajmi u bë publik nga publicisti i tij, Arnold Robinsoi, i cili tha se familjarët dhe miqtë ishin pranë Luke kur vdiq. Pranë tij ishin edhe fëmijët, e fejuara dhe ish-gruaja.

“Familja vlerëson mbështetjen dhe lutjet tuaja për Luke, nga e gjithë bota dhe me respekt kërkojnë privatësi në këtë kohë zie”, tha Robinson.

Aktori kishte një javë i shtruar në spital në Los Anxhelos, ndërkohë që kishte qenë duke xhiruar skenat e filmit “Riverdale”. Filmi i Warner Bros ka ndaluar prodhimin pas lajmit të vdekjes së Perrit.

52-vjeçari arriti kulmin e famës kur u bë pjesë e shfaqjes amerikane “Beverly Hills, 90210” ku u bë mashkulli i preferuar i femrave në atë kohë.

 

Perry pictured in the 1990s


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *