Protestuesit janë drejtuar drejt Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ku do dorëzojnë refuzimin e kandidatëve për deputetë që janë në listat e opozitës.
Me pankarta në duar, mijëra qytetarë kanë nisur marshimin drejt KQZ-së.
Teksa brenda parlamentit betoheshin 4 deputetët e rinj nga radhët e LSI-së, deputetët e opozitës së bashkuar që nuk e pranuan mandatin e deputetit, flisnin nga jashtë sallës, duke argumentuar arsyet që sipas tyre i kishin shtyrë drejt këtij vendimi.
Pas rreth 2 orë e gjysmë protestë tek parlamenti, kryedemokrati Lulzim Basha iu ka kërkuar protestuesve të shkojnë së bashku drejt KQZ-së, ku sipas tij do dorëzohen qindra mandate.
Menjëherë ka reaguar edhe policia e cila ka formuar kordonë rreth KQZ-së. Pas mbërritjes Basha ka negociuar me policët dhe iu ka kërkuar të mos provokojnë protestuesit.
Ai shoqërohej nga kryetarja e LSI-së, Kryemadhi, kreu i PR-së, Mediu dhe sekretari i përgjithshëm i PD-së, Bardhi.