Vendosni fjalën kyçe....

SHBA kërcënon Turqinë: Ndalo blerjen e armëve nga Rusia, ose pasoja të rënda


SHBA-ja ka kërcënuar Turqinë me “pasoja të rënda” nëse nuk anulon blerjen e sistemei raketor “S-400” nga Rusia.

Një zëdhënës i Pentagonit këshilloi Ankaranë që të kërkojë “zgjidhje më të mira” dhe paralajmëroi për “implikime më të gjera”.

“Blerja e sistemit rus të mbrojtjes ajrore S-400 nga ana e Turqisë do të ketë pasoja të rënda për marrëdhëniet e mbrojtjes mes SHBA-së dhe Turqisë,” tha zëdhënësi i Pentagonit, Eric Pahon,, për agjencinë e lajmeve “Ahval”.

Plani i aleatit të SHBA-së për të blerë sistemin “S-400” ka qenë një shqetësim i madh për të gjithë aleancën e NATO-s, pasi vendosja e saj së bashku me armët e blera nga SHBA-ja, si avionët “F-35”, minon “ndërveprimin” e aleancës dhe u zbulon sekrete rusëve.

Mes presionit të vazhdueshëm dhe kërcënimeve me sanksione, administrata Trump muajin e kaluar përkohësisht ndaloi transferimin e 100 avionëve “F-35” drejt Turqisë.

Turqia nga ana e saj refuzoi të përkulet ndaj presionit të SHBA-së, duke këmbëngulur se diversifikimi i shpenzimeve ushtarake ishte vendimtar për sigurinë kombëtare.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *