Qytetarët nga rrethet janë nisur që në orët e para të mëngjesit për të mbërritur në Tiranë për protestë, por duket se disa prej tyre janë përplasur me policinë.
Një video po qarkullon në rrjet, ku shihet se si policia ka ndaluar një zonjë, e cila ishte nisur për protestë, duke e paralajmëruar të tregohet e kujdesshme pasi rrezikon burgun, duke qenë se “është me detyrim paraqitjeje”.
Qytetarja e cila është ndaluar në Kryebushat, shprehet e vendosur se do të protestojë dhe se askush nuk do ta ndalojë.
DEBATI:
Qytetarja: Unë qytetare, jam demokrate dhe do të protestoj.
Policia: Je me masë sigurimi.
Qytetarja: Me masë sigurimi nuk jam, jam me detyrim paraqiijeje. Dhe paraqitem unë.
Policia: Detyrim paraqitjeje është masë sigurimi
Qytetarja: E çfarë do të bësh tani sipas teje?
Polici: Kujdes me veprimet. Unë s’kam çtë bëj.
Qytetjarja: Me veprimet normal. Në e bëfsha veprimin rri brenda unë!