Vendosni fjalën kyçe....

“S’mund t’i tradhëtoja mijëra votuesit e mi” – Deputeti këngëtar flet para futjes në Parlament


Ylli Shehu është një nga deputetët që pritet të betohen në seancën e sotme. Ai është pjesë e listës së Lëvizjes Socialiste për Integrim në Tiranë.

Në deklaratën e tij para futjes brenda sallës së parlamentit, Shehu, ka thënë se kishte marrë vendimin për të qenë pjesë e parlamentit, pasi nuk mund të tradhëtonte votuesit e tij.

“Vendosa të pranoj mandatin pasi nuk mund t’i zhgënjej votuesit e mi. Po të isha tradhëtar nuk do isha sot këtu. Nuk mund të tradhëtoj mijëra qytetarë të Kamzës dhe të Paskuqanit që më kanë votuar edhe në vitin 2013 dhe në vitin 2017. Vota ime do të jetë në opozitë.” – deklaroi Shehu para futjes në Parlament.

Shehu ka mbajtur më herët edhe mbiemrin Lala, ndërsa ka qenë i dënuar për kontrabandë, dënim për të cilin është dënuar me gjobë.

Ai ka mbaruar Fakultetin Juridik në “Universitetin Kristal”, ndërsa është hera e dytë që ulet në Parlament pasi më herët ka qenë pjesë e Partisë Republikane legjislaturën e shkuar.

Shehu është i njohur edhe si këngëtar pasi ka realizuar disa videoklipe dhe këngë kohë më parë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *