Vendosni fjalën kyçe....

WP: Qytetarët rrethojnë Parlamentin, kërkojnë zgjedhje të parakohshme


“Washington Post” i ka kushtuar një shkrim protestës së qytetarëve para parlamentit.

Në shkrimin e publikuar sot, media amerikane thekson se protestuesit kërkojnë zgjedhje të parakohshme dhe dorëheqjen e qeverisë, të cilën e akuzojnë për korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar.

Në shkrim theksohet gjithashtu akti i djegies së mandateve nga ana e opozitës si dhe rrethimi i parlamrntit me tela me gjemba para seancës së sotme.

Shkrimi i “Washington Post”

“Mijëra protestues që mbështesin opozitën e Shqipërisë kanë rrethuar parlamentin duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë dhe zgjedhje të parakohshme. Ata e akuzojnë kabinetin qeveritar për korrupsion dhe lidhje kriminale.

Ndërtesa e parlamentit në kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranë, u rrethua të martën nga qindra policë dhe tela me gjemba.

Ligjbërësit e opozitës së qendrës së djathtë të Partisë Demokratike kanë dhënë dorëheqjen nga postet e tyre.

Tubimet e kohëve të fundit panë demonstruesit duke përdorur flakë dhe duke hedhur objekte, ndërsa policia është përgjigjur me gaz lotsjellës.

Opozita nuk ka marrë parasysh thirrjet nga Bashkimi Evropian, organizatat amerikane dhe ndërkombëtare për të hyrë në bisedime me rivalët e saj politikë.

Socialistët drejtues të kryeministrit Edi Rama mbajnë 74 vende në parlamentin me 140 vende.

Shqipëria shpreson të nisë negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Evropian në qershor.”

/Hashtag.al

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Washington Post


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *