Vendosni fjalën kyçe....

Zhvendoset seanca e ardhshme parlamentare, përkon me “Ditën e Verës”


Seanca e radhës në parlament do mbahët në datën 13 mars. Seanca përkonte me datën 14 mars por duke qenë se ajo është festë zyrtare, punimet janë zhvendosur për një ditë më parë.

Opozita pritet të zhvillojë protestën e radhës para godinës duke qenë se është pjesë e aksionit të saj zhvillimi i protestave çdo ditë kuvendi.

3 ditë më pas do jetë një tjetër protestë e paralajmëruar nga opozita, ajo e 16 marsit dhe siç u deklaruar nga kreu i opozitës, Basha, ajo do jetë dita e fundit e Ramës si kryeministër.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *